Vidhet banka e nivelit të dytë në Librazhd/Autori përdorues droge

schedule08:49 - 29 Mars, 2018

schedule 08:49 - 29 Mars, 2018

Një person është arrestuar pasi akuzohet se gjatë natës ka vjedhur një bankë të nivelit të dytë në Librazhd. Ai është Nuredin Sula me precedentë të mëparashëm penalë dhe dyshohet se është përdorues droge. Sula mori një sasi parash, një shumë që ende nuk është bërë e ditur dhe pas ndjekjes së policisë u vu në pranga.  Disa ditë më parë po ky person ka thyer xhamin e një filiali banke tjetër po në këtë zonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!