Video/Thasë me drogë në bagazh, 3 në pranga

schedule12:51 / 06/12/2017

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, në një operacion antidrogë ku u sekuestruan 65,6 kilogramë kanabis. Bashkim Joca, 46 vjeç, Albi Joca, 19 vjeç dhe Mirel Joca, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Shëngjergj u arrestuan të martën rreth orës 20:00 në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj”, thuhet një njoftim të policisë./abcnews.al

schedule12:51 / 06/12/2017