Videot në “TikTok”, Gjonaj reagon për kryegjyqtaren e Elbasanit: Tipike e atyre që vijojnë të gërryejnë drejtësinë

schedule12:35 - 31 Maj, 2021

schedule 12:35 - 31 Maj, 2021

Ministrja e Drejtësisë  Etilda Gjonaj ka reaguar lidhur me videot e postuara në “Tik Tok” nga kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit, duke e quajtur një gjë të pakomentueshme.

Gjonaj sqaron se i ka kërkuar KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Ndërkohë Gjonaj shkruan se uron që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

“Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!” shkruan Gjonaj mes të tjerash.

Reagimi i plotë i Gjonajt:

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!” /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!