Një tjetër familje në nevojë është viztuar nga kryeministri Edi Rama dhe ka marrë premtimet për banesë të re e punësim të kryefamiljarit. Kryetari i qeverisë publikoi këtë të dielë mbajtjen e njërit prej premtimeve.
Pothuajse çdo fundjavë në faqjen zyrtare të facebookut të Kryeministrit publikohet një video që tregon se Edi Rama është angazhuar t’i japë shpresë familjeve në nevojë.
Këtë herë nuk ka udhëtuar larg, vetëm disa km larg Tiranës, në Marikaj, kreu i qeverisë shkoi në familjen Koci. Në 20 tetor i premtoi se do t’ia rindërtonte nga e para banesën e se do t’i gjente një vend pune kryefamiljarit. Këtë të dytën shkoi ia realizoi një muaj më pas.
Ndërkohë shtëpia e re e familjes Koci që jeton në kushtet e një vafërie ekstreme, ka filluar të ngrihet. Por Kryeministri është ndërgjegjësuar se këto nuk janë raste sporadike prandaj qeveria ka në plan të ndërtojë një qendër të madhe për mbështetjen e personave në nevojë. /abcnews.al