Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Videoja e rrallë, si Jordi Alba shpërtheu në lot në Champions

schedule08:58 - 30 Nëntor, 2019

schedule 08:58 - 30 Nëntor, 2019

Barcelona i ka habitur të gjithë një vit më parë, kur pas fitores 3-0 në shtëpi me Liverpool u eliminua për shkak të humbjes me rezultatin 4-0 që pësoi në sfidën e kthimit në “Anfield”. Një ndjenjë të tillë katalanasit e kishin provuar edhe me Romën.

Rakuten TV ka publikuar së fundmi një dokumentar të titulluar “Matchday” dhe në të zbulohen shumë prapaskena mbi atë që ndodh në dhomat e zhveshjes. Online kanë dalë pjesë të ndryshme, madje edhe të ndonjë lojtari duke lotuar.

Jordi Alba e ka bërë diçka të tillë pas pjesës së parë me Liverpool, teksa rezultati ishte vetëm 1-0. Ndërkohë që trajneri Ernesto Valverde jep direktivat e tij, mbrojtësi i majtë qante dhe një anëtar i stafit i afrohet për ta pyetur nëse gjithçka është “OK”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!