Videoja e momentit fatal, 21 vite burg për vrasjen e Taulant Beqirajt

schedule11:00 - 13 Prill, 2022

schedule 11:00 - 13 Prill, 2022

Dënohet me 21 vite autori i vrasjes së Taulant Beqirajt. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.

Lexo edhe: “Më jep ato lekët borxh..”, pse u ekzekutua në mes të rrugës Taulant Beqiraj në Vlorë

Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

Si ndodhi vrasja

Ngjarja është shënuar në datën 3 Mars të një viti më parë, pranë Gjykatës së Apelit. Atentati ndaj Tauland Beqiraj, djali i një ish polici, ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

Ne ekzekutimin e tij kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa të paktën edhe një i tretë i ka ndihmuar për t’u larguar me makinë nga vendi i krimit. Kjo duket në pamjet e momentit të vrasjes së 31-vjeçarit, të cilat i ka siguruar ABC. Ndërkohë ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për një borxh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!