Videoja e maces Taters mbërrin në Tokë nga hapësira, e para e transmetuar me lazer

schedule11:30 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 11:30 - 20 Dhjetor, 2023

Një video e një mace portokalli me vija ka mbërritur në Tokë nga hapësira e thellë, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës NASA.

Videoja tregon një mace të quajtur Taters duke ndjekur një pikë të kuqe lazer. Ajo video prej 15 sekondash, e para e transmetuar me lazer, u dërgua në Tokë nga një distancë prej 30 milionë kilometrash.

U deshën më pak se dy minuta që videoja me definicion ultra të lartë, e dërguar me shpejtësinë maksimale të sistemit të testimit prej 267 megabit në sekondë, të arrinte në Observatorin Palomar të Caltech nga anija kozmike Psyche e NASA-s.

Sipas CNN, videoja u ngarkua në Psyche si një eksperiment komunikimi me lazer përpara se anija kozmike të nisej drejt një asteroidi të rrallë metalik në tetor. Ekipi i misionit në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s (JPL) në Pasadena, Kaliforni, vendosi ta përdorë si një video të maces lozonjare trevjeçare të një prej punonjësve të saj.

Videoja u transmetua më 11 dhjetor dhe u publikua nga NASA këtë javë.

“Pavarësisht distancës së madhe, testi transmetoi video më shpejt se shumica e lidhjeve të internetit me brez të gjerë këtu në Tokë,” tha Ryan Rogalin i projektit.

NASA dëshiron të përmirësojë komunikimet nga hapësira e thellë, veçanërisht kur astronautët përgatiten të shkojnë përsëri në Hënë dhe të synojnë Marsin. Demoja e lazerit është krijuar për të transmetuar të dhëna me shpejtësi deri në 100 herë më të shpejta se sistemet radio që përdoren aktualisht nga anijet kozmike larg Tokës.

Më shumë transmetime testuese janë planifikuar ndërsa Psyche shkon drejt brezit kryesor të asteroidëve midis Marsit dhe Jupiterit. Por Taters nuk do të shfaqet më./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!