Gjatë karantinës, një video e delfinëve që pretendohej se notonin në një kanal Venecian u bë virale, ndërsa të gjithë ndodheshim mbyllur në shtëpi. Por më vonë rezultoi se ishte e rreme, pasi ata ishin filmuar afër portit në Cagliari, në ishullin e Sardenjës.
Por këtë herë, janë filmuar dy delfinë në Kanalin e Madh të Venecias, dhe ishin të vërtetë.
Vizita e tyre erdhi kur qyteti është në një bllokim tjetër, ndërsa Italia lufton me një valë të tretë të Covid-19./e.b-abcnews.al