VIDEO+FOTO/ Hyri në ambientet e Burgut të Peqinit, çfarë përmbanin dy pakot që transportonte droni

schedule12:52 - 13 Shtator, 2024

schedule 12:52 - 13 Shtator, 2024

PEQIN- Një dron ka arritur të fusë në ambinetet e brendshme të Burgut të Peqinit telefona smart, drogë dhe fisha karikimi.

ABC News ka siguruar pamje të dronit dhe foto të materialeve, të cilat ishin fshehur në dy pako dhe që po i transportonte mjeti fluturues.

Drejtoria e Burgjeve tha se droni ka fluturuar në 100-150 metra lartësi dhe për 1 minutë e 20 sekonda ka lëshuar në ambientet e jashtme të burgut dy pako me mjetet e palejuara./ abcnews.al