Prej orës, 15:00, Kombëtarja U21 ose siç njihen ndryshet “Shpresat” e teknikut, Alban Bushi, po përballen me rivalët e Malit të Zi, mirëpo prej më shumë se 30 minutash tashmë, ndeshja është ndërprerë dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë sërish.
Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21. Reshjet e shumta e kanë bërë që fusha e blertë të mbulohet nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.
Pas 30 minutash ndërprerje arbitri u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por topi nuk lëvizte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s, vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit dhe tashmë i takon UEFA-s që të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2025-ës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: