VIDEO/ Zymer Bytyqi i pandalshëm në Norvegji, Pëllumbi ndëshkohet me të kuqe

schedule19:39 - 27 Shtator, 2020

schedule 19:39 - 27 Shtator, 2020

Viking siguroi fitoren e pestë radhazi në Norvegji, teksa Zymer Bytyqi vazhdon të shënoja gola. 24-vjeçari i krahut të majtë të sulmit, i cili debutoi me Kosovën në miqësoren e muajit janar ndaj Suedisë, realizoi golin e parë në suksesin 1-2 jashtë fushe me Mjondalen.

Bytyqi barazoi takimin në minutën e 35-të (vendasit kishin kaluar në avantazh në minutën e tretë). Sulmuesi dardan shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë dhe e dërgoi në rrjetë me të djathtën, duke gjetur golin e tetë në kampionat (numëron edhe 5 asiste).

https://streamable.com/ryprfq

Ekipi ku luajnë edhe Veton Berisha e Ylldren Ibrahimaj, gjeti golin e fitores në pjesën e dytë, duke u larguar me tre pikë nga fusha e Mjondalen. I pafat Jorgo Pëllumbi. 20-vjeçari korçar la Skënderbeun pak ditë më parë për t’u transferuar te Varazdin në Kroaci.

Mbrojtësi e nisi si titullar sfidën e sotme jashtë fushe ndaj Hajdukut të Splitit, por takimi i tij ka zgjatur vetëm 15 minuta. Pëllumbi është ndëshkuar me karton të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar më pak, ndërsa vendasit udhëheqin 1-0 falë golit të hungarezit Gyurcso në minutën e pestë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!