13 minuta i kanë mjaftuar Zvicrës për të shpartalluar Bullgarinë. Kombëtarja helvete po zhvillon në Sofje ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin Katar 2022, teksa e sheh veten në avantazh të trefishtë shumë shpejt.
https://streamable.com/wi25y1
https://streamable.com/w2w3kw
Breel Embolo zhbllokoi takimin në minutën e shtatë, ndërsa tre minuta më vone erdhi rrjeta e Haris Seferovic me një diagonale të saktë brenda zonës kundërshtare (asist i Shaqirit). Zvicra nuk u ndal dhe në minutën e 13-të trefishoi falë Xherdan Shaqirit.
https://streamable.com/pr8eza
Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpool, veproi bukur në krahun e djathtë dhe ai doli të mposhtë portierin bullgar në një kënd tepër të vështirë.
https://streamable.com/56wrgz
Gol edhe në Izrael. Kombëtarja vendase po përballet me Danimarkën, që ka kaluar në avantazh në minutën e 13-të. Autori i golit Martin Braithwaite. Sulmuesi i Barcelonës fitoi duelin me një mbrojtës vendas dhe kaloi vikingët në avantazh. /abcnews.al