Turi i famshëm i çiklizmit i Italisë është në lulëzim, me betejë të ndezur pak ditë para përfundimit të tij.
Mirëpo, kulmin e fazës së 16-të në malet e vendit fqinj e dha një zonjë me biçikletën e saj, jo garuese. Ajo po bënte shëtitjen e saj të përditshme, kur papritur u gjend në një pikë të rrugës së Turit të Italisë, mes dhjetëra njerëzve që prisnin çiklistët profesionistë.
Momenti ka qenë qesharak dhe tepër i bukur, ndërsa me siguri ajo nuk ka për ta harruar kurrë. Në çastin që ajo u fut në rrugën e rrethuar nga tifozët, ata të gjithë filluan të brohorisnin në shenjë për t’i dhënë kurajo “të përfundonte garën”./h.ll/abcnews.al
Όταν… κατά λάθος συμμετέχεις στον Γύρο της Ιταλίας ??♀️
(via @53x11podcast)#GirodItalia #Giro pic.twitter.com/RtHuLl05AB
— Eurosport Greece (@EurosportGR) May 23, 2023