VIDEO/ Zjarri përfshiu disa lokale në Prishtinë, pamjet nga vendngjarja

schedule10:32 - 20 Shkurt, 2025

schedule 10:32 - 20 Shkurt, 2025

Një zjarr përfshiu gjashtë lokale në zonën e njohur si tregu u gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë.

Siç shihet edhe nga pamjet flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa grupet zjarrfikëse ndodhen në zonë.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, është arritur që të vendoset nën kontroll zjarri.

“Në ora 05:45, është pranuar informata për zjarr në lokale te Tregu i Gjelbër. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me të arritur është parë se zjarri kishte përfshirë gjashtë lokale. Është ndaluar përhapja e zjarrit dhe për një kohë të shkurtër është vendosur nën kontroll zjarri. Nuk raportohet për të lënduar”, tha kreu i zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!