Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarri në Himarë, prefektja e Vlorës: Situata nën kontroll, 170 efektivë në terren dhe 36 banorë të evakuuar

schedule09:18 - 5 Shtator, 2026

schedule 09:18 - 5 Shtator, 2026

Prefektura e Qarkut Vlorë vijon të monitorojë situatën e krijuar nga zjarri në Himarë, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, deklaroi se situata në orët e para të mëngjesit është përmirësuar dhe mbahet nën kontroll. Sipas saj, që prej mbrëmjes së kaluar në operacion janë angazhuar MZSH-të e Himarës, ndërsa në ndihmë kanë mbërritur edhe forca nga Delvina, Vlora dhe Saranda.

Në terren ndodhen rreth 170 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa operacioni është përqendruar kryesisht në zonën e kodrës së Pilurit.

“Situata është përmirësuar, mbahet e monitoruar dhe nën kontroll”, u shpreh Allushi, duke bërë me dije se në orët e para të mëngjesit ka mbërritur edhe helikopteri i parë për ndërhyrje nga ajri. Pritet që operacionit t’i bashkohet edhe një helikopter tjetër.

Sipas prefektes, gjatë natës rreziku më i madh ishte evidentuar në zonën e Potamit, por ai tashmë është neutralizuar dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Sa i përket dëmeve, Allushi tha se ende nuk ka një vlerësim të plotë, pasi verifikimet në terren do të kryhen nga Bashkia Himarë. Megjithatë, deri tani raportohet se janë prekur nga zjarri gjashtë banesa, tre prej të cilave kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara.

Ndërkohë, 36 banorë janë evakuuar gjatë natës, kryesisht si masë parandaluese dhe jo për shkak të një rreziku të drejtpërdrejtë për banesat e tyre.

Për momentin nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota për dëme të tjera në ullinj apo prona. Prefektura dhe strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa vlerësimi i plotë i dëmeve pritet të bëhet pasi rreziku të konsiderohet i kaluar plotësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!