Një zjarr ka përfshirë stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se flakët kanë përfshirë pjesën e tribunës qendrore.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Flakët kanë përfshirë lokalin në tribunën VIP, zjarri është paralizuar që të mos përhapet në ambiente të tjera. Zjarri është lokalizuar në lokalin brenda tribunës VIP. Gjithçka është nën kontroll. Stadiumi, pasi kampionati ka mbaruar, është bosh. Një lidhje e shkurtër që frigoriferët kanë qenë në punë, ka shkaktuar shkëndijën”, raportoi gazetari i ABC News, Roland Beqiraj./abcnews.al