Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e sotëm tek kodrat me ullinj, të qytetit të Lushnjes. Pranë vatrës ka edhe banesa private e biznese dhe flakët i janë afruar shtëpisë së parë, familjarët e së cilës janë larguar. Në vendin e ngjarjes ndodhen dy mjete zjarrfikëse, 40 forca të policisë vendore dhe trupa ushtarake të Beratit, por situata duket e rëndë, për shkak se era po favorizon përhapjen e flakëve. Banorët nga ana tjetër kanë dalë të ndihmojnë forcat zjarrfikëse./abcnews.al