VIDEO/ “Zikaltërit” zhgënjejnë në “shtëpi”, Bologna “rrëmben” 1 pikë në “Giuseppe Meazza”

schedule17:05 - 7 Tetor, 2023

schedule 17:05 - 7 Tetor, 2023

“Zikaltërit” e Inter kanë hedhur totalisht poshtë atë çka ndërtuar në pjesën e parë të sfidës ndaj Bologna, me 90 minutësh e plotë që përfundoi në barazimin 2 me 2, duke i “dhuruar” secilës skuadër nga 1 pikë në përballjen e vlefshme për javën e 8 të Serie A.

Siç theksuam dhe më lart pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “zikaltërve”, me Acerbi e Lautaro Martinez, që shënuan nga një gol në minutat 11’ e 13’ të sfidës dhe vetëm 9 minuta pas golit të argjentiasit, “fantazisti” italian, Riçardo Orsolini dërgon në rrjetë një 11-metërsh për ta mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultatin 2 me 1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Bologna e drejtuar nga ish-“zikaltëri”, Thiago Motta gjen dhe golin e dytë të kësaj sfide, me “bomberin” holandez, Joshua Zirkzee që dërgon në rrjetë një goditje fantastike nga jashtë zone, duke e çuar rezultatin në 2 me 2, rezultati, i cili do të ishte dhe ai përfundimtari.

Falë këtij barazimi, “zikaltërit” e Simone Inzaghi ruajnë sërish vendin e parë në tabelë, por kësaj here vetëm 1 pikë para “kuqezinjve” të Milan, ndërsa Bologna ngjitet në vendin e 8 të tabelës, me plot 11 pikë, pas 8 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Francesco Acerbi, 1-0:

Goli i Lautaro Martinez, 2-0:

Goli i Riccardo Orsolini, 2-1:

Goli i Joshua Zirkzee, 2-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!