VIDEO/ Zhytet “nëndetësja” e Villarreal, Bilbao triumfon në transfertë

schedule20:33 - 5 Nëntor, 2023

schedule 20:33 - 5 Nëntor, 2023

Athletic Bilbao rikthehet te fitorja në La Liga dhe atë e bën në transfertë e Villarreal, me “nëndetësen e verdhë” që bie në shtëpi, në “Estadio de la Ceramica”.

Miqtë zhbllokuan takimin që në minutën e 2’ me Ruiz de Galarreta që kaloi ekipin e tij në avantazh. Teksa në minutën e 22’ falë një asisti të Sancet, Nico Williams shënoi golin e dytë të Bilbaos. Në minutën e 30’ ishte vëllai tjetër Williams, Inaki ai i cili shënoi, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së tij, por edhe në këtë rast asisti u dhurua nga Sancet.

Sfida vazhdoi me rezultatin 0-3 deri në minutën e 86’, kur Moreno gjeti golin e parë për Villarreal, teksa vetëm një minutë më pas Sorloth ngushtoi diferencën, duke realizuar golin e dytë për ekipin vendas. Në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-3, me Villarreal që pëson disfatën e parë pas dy javëve në La Liga dhe pas raundit të 12-të të La Liga renditet në vend të 13-të në kuotën e 12 pikëve.

Ndërkohë, Athletic Bilbao rigjen fitoren pas dy javëve dhe tashmë pozicionohet në vend të pestë me 21 pikë.

SHIKONI GOLAT: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!