“Veterani” i portës zvicerane, Yann Sommer është gati të bëhet lojtar i Interit. Portieri “helvet”, i cili zbarkoi mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas në Milano është duke kaluar testet e zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën me “zikaltërit”.
Jashtë zyrës së Komitet Olimpik Kombëtar Italian në Milano, Sommer është pritur nga tifozët e Inter, të cilët kanë mbërritur për foto dhe autografe me lojtarin, i cili së shpejti do të mbrojë “shtyllat” e ekipit të tyre të zemrës.
Përsa i përket kontratës së lojtarit, Inter do të derdhë në arkat e “bavarezëve” të Bayern Munich vetëm 6 milionë euro, për një portier si Sommer, teksa kanë bërë gati për këtë të fundit dhe një kontratë 2-vjeçare. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: