Edon Zhegrova ka gjetur golin e parë në sezonin e ri me fanellën e Lille.
Sulmuesi kosovar e ka nisur ndeshjen si titullar në fazën e ‘Play-Off’ në Conference League, ku Lille u ndesh me skuadrën kroate Rijeka.
Ka qenë minuta e 43-të e ndeshjes, ku anësori prishtinas ka realizuar një gol të mrekullueshëm për vendasit.
Jonathan David asistoi bukur te Zhegrova, i cili me tu futur në zonë goditi për mrekulli duke dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar rezultatin në 1-1. Lille fitoi me shifrat 2-1, pasi në minutën e 89’. Leny Yoro shënoi golin e fitores./ h.ll/abcnews.al
Edon Zhegrova what goal, what a finish! ??⚡️
— Kosovar Football ?? (@kosovarfootball) August 24, 2023