VIDEO/ Zhegrova protagonist në Ligue 1, “ylli” i “Dardanëve” realizon supergolin nga distanca

schedule18:36 - 14 Janar, 2024

schedule 18:36 - 14 Janar, 2024

Skuadra e Lille arriti një fitore të madhe, mesditën e kësaj të diele, teksa në “Stade Pierre-Mauroy” kanë mundur skuadrën e Lorient, me rezultatin e thellë, 3 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, ku protagonist ishte dhe “ylli” i “Dardanëve” të Kosovës, Edon Zhegrova.

Pas 3 golave e 2 asistimeve, në fitoren e thellë, 12 me 0, që skuadra e tij arriti në Kupën e Francës, “fantazisti”, 24-vjeçar arriti të shënojë një tjetër gol, teksa në minutën e 92’-të, të përballjes ndaj Lorient dërgon topin me një goditje nga jashtë zone, duke realizuar një nga “perlat” e kësaj jave në “elitën” e futbollit francez.

Falë këtij rezultati, skuadra e Lille është ngjitur përkohësisht në vendin e pestë me 31 pikë, ndërkohë që ky ishte goli i dytë sezonal në kampionatin francez për Zhegrovën, i cili ka arritur të regjistrojë gjithashtu edhe 4 asistime. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!