Zvicra ka mundur të kalojë shumë shpejt në avantazh në ndeshjen e saj ndaj Turqisë. Ishte sulmuesi Haris Seferovic, që tundi rrjetën në minutën e 6-të dhe hapi serinë e golave për sot.
Sulmuesi gjeti hapësirë në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje shumë të bukur, që ishte e pandalshme për portierin turk.
Zvicrës i duhet me patjetër fitorja sot për të shpresuar te kualifikimi si një nga katër vendet e treta më të mira në 6 grupet e Europianit. /abcnews.al
https://streamable.com/h3eatm