Vjen goli i parë në sfidën Partizani-Laçi dhe vendasit kanë kaluar në avantazh. Erald Çinari është autori i golit në minutën e 11-të.
Shkodrani u harrua nga mbrojtja mike, përfitoi nga një top i ardhur nga krahu i majtë dhe mposhti moldavin Stajila.
Goli i dhjetë në kampionat për Çinarin dhe avantazh i rëndësishëm për skuadrën e italianit Sormani. /abcnews.al