VIDEO/ Zhbllokohet sfida e parë në Europa League, “Luanët” ndëshkojnë skuadrën e Qazim Laçit

schedule19:09 - 15 Shkurt, 2024

schedule 19:09 - 15 Shkurt, 2024

Janë dashur plot 19 minuta, që të zhbllokohet një prej sfidave, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, me “Luanët” e Galatasaray, që kanë arritur të ndëshkojnë, çekët e Sparta Prague, skuadër pjesë e së cilës është edhe “Legjionari” i Kombëtares, Qazim Laçi.

Kështu, pas një pasimi të bukur, nga “bomberi” argjentinas, Mauro Icardi, ish-“fantazisti” i Bayer Leverkusen, Kerem Demirbay lëshon një diagonale potente drejt portës, e cila nuk kontrollohet siç duhet nga portieri, Vindahl, duke përfunduar në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN