“Bergamaskëve” të Atalanta u janë dashur vetëm 13 minuta për të gjetur golin e avantazhit në transfertë jo pak të lehtë të Verona-s, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Serie A.
Një aksion “magjik” i djemve të teknikut Gasperini është finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga “fantazisti” hollandez i mesfushës, Teun Koopmeiners, me këtë të fundit, që pasi merr një pasim nga De Roon çon topi në rrjetën e boshatisur. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: