Tirana dhe Vllaznia po zhvillojnë një miqësore mes tyre në “Selman Stërmasi”. Të dy ekipet e nisën lojën duke studiuar njëra-tjetrën, teksa ka ardhur goli i parë në rastin e parë të krijuar.
Da Silva i Vllaznisë fitoi një penallti në minutën e 17-të dhe Ismael Dunga nuk gaboi nga pika e bardhë. Sulmuesi i ri i ekipit shkodran mposhti Visar Bekajn, duke gjetur golin kundër skuadrës ku fitoi titullin sezonin e kaluar.
Tani pritet reagimi i bardhebluve të Emmanuel Egbos, të cilët do të tentojnë të gjejnë golin e barazimit dhe të evitojnë humbjen e dytë radhazi në miqësore pas asaj 0-2 me Apoloninë. /abcnews.al