Pas plot 51′ minutash lojës dhe shumë e shumë rastesh për të marrë avantazhin, në “mitikun” e Salernos, “Stadio Arechi” ka ardhur dhe goli i parë i “Verdhekuqve” të Roma-s, në një sfidë tejet të vështirë, ndaj skuadrës së Salernitana.
Një prekje e topit me dorë nga mesfushori vendas, Giulio Maggiore, nuk ka kaluar pa u vënë re nga kryesori i sfidës, i cili ka akorduar menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti” argjentinas, Paulo Dybala nuk gabon duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: