Casemiro është një lojtar i veçantë te Real Madrid. Mesfushori brazilian është ai që bën “punët e pista” në mesfushë dhe ka një kontribut të madh në sukseset e klubit spanjoll në vitet e fundit.
Edhe mbrëmë në El Clasico, si zakonisht ai ishte titullar. Real Madrid triumfoi kundër skuadrës së Barcelonës me rezultatin e pastër 2-0 dhe mori kryesimin e La Liga. Sigurisht deri në fund do të jetë një betejë e fortë për titullin.
Ajo që tërhoqi vëmendjen në ndeshjen e djeshme ishte festa e golit e Casemiro, i cili u ul në gjunjë në tokë. Frymëmarrje dhe me pas çlirim, pasi Reali kishte kaluar në epërsi. / abcnews.al
Pocos jugadores viven el fútbol como él,
pocos sienten la camiseta como Casemiro. pic.twitter.com/R0WiPSWM8j— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) March 1, 2020