Presidenti i Interit, Steven Zhang ka zyrtarizuar rikthimin e Romelu Lukakut nga tarraca e selisë së Nerazzurrëve.
Sulmuesi belg është gati për aventurën e dytë si zikaltër pas 3 vitesh. Zhang dhe Lukaku kana zhvilluar një bisedë të shkurtën pas firmosjes së kontratës, me palët që janë të lumtur për bashkëpunimin mes tyre.
Biseda mes Lukakut dhe Zhang e publikuar në Twitter nga klubi i Interit:
Zhang- Përshëndetje të gjithëve, unë jam në tarracën qendrore të Interit dhe shikoni se kush është këtu.
Lukaku- Unë jam kthyer, djema.
Zhang- Big Rom është kthyer, a je i lumtur?
Lukaku- Jam shumë i lumtur, faleminderit për besimin.
Zhang- A ju kujtohet tre vjet më parë? Këtu lart?
Lukaku- E pabesueshme. Ndjehet vërtet si dje.
Zhang- Do të shënosh shumë gola në San Siro apo jo?
Lukaku- Prandaj jam këtu, i mbaj premtimet, e di, apo jo?.
Zhang- Faleminderit që u ktheve!
???#FORZAINTER pic.twitter.com/T18spEjNat
— Inter (@Inter) June 29, 2022
Welcome back Rom ?? pic.twitter.com/VNnIZyMjs5
— Inter (@Inter) June 29, 2022
/f.a/abcnews.al