“Zeqir Ymeri”, tashmë drejt rikonstruksionit të plotë, ka marrë formë dhe në Kukës presin stolat, për t’u vendosur në të katër tribunat e reja të stadiumit.
Investimi i qeverisë shqiptare, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, kap vlerën e 5 milion eurove dhe pritet që t’i japë mundësinë të luajë edhe në kupat e Europës.
Pritshmëritë janë që sezonin e ardhshëm Kukësi të luajë në shtëpi dhe objektivi është titulli kampion. Veç stadiumit, në qytetin verilindor kanë nisur nga puna për të ndërtuar edhe një fushë stërvitore.
“Ka nisur puna në ambientet e jashtme të stadiumit për të ndërtuar fushën stërvitore për ekipin. Në ish-kompleksin e lojërave me dore, makineritë e renda kanë nisur nga puna për të pastruar tribunat e vjetra dhe menjëherë do të punohet për të përfunduar fushën stërvitore”, njofton mes të tjerash klubi i Kukësit. /abcnews.al
View this post on Instagram