VIDEO/ Zeneli rikthehet te goli në Francë, ylli dardan ndëshkon Lille

schedule17:56 - 17 Janar, 2021

schedule 17:56 - 17 Janar, 2021

Arbër Zeneli po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë. Sulmuesi anësor i Kosovës, ka gjetur golin ditën e sotme me Reims, që po luan në transfertë kundër Lille.

Ishte minuta e 36-të kur 25-vjeçari krosoi një top nga krahu i majtë. Topin nuk e preku askush dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin Reims.

https://streamable.com/eb1df3

Ky ishte goli i dytë sezonal në Ligue 1 për yllin dardan, i cili numëron edhe tre asiste të dhuruara për shokët e skuadrës në kampionat. /abcnews.al