VIDEO/ Zelanda e Re i dorëzohet Japonisë te penalltitë, Brazilit i mjafton një gol për gjysmëfinalet

schedule13:57 - 31 Korrik, 2021

schedule 13:57 - 31 Korrik, 2021

Japonia është gjysmëfinalistja e dytë e Lojërave Olimpike. Kombëtarja e vendit organizator mundi Zelandën e Re pas gjuajtjeve të penalltive.

120 minuta lojë përfunduan në barazim 0-0, me vendasit që ishin shumë më kërkues, por pa arritur të mbyllin me sukses asnjë aksion të tyre të rrezikshëm.

Në fund penalltitë vendosën gjithçka dhe Japonia fitoi 4-2, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do ndeshet me Spanjën. Ndërkohë, edhe Brazili ka kapur gjysmëfinalet.

Skuadra “seleccao” mundi kombëtaren olimpike të Egjiptit në çerekfinale me shifrat 1-0. Goli i Cunha në minutën e 37, pas asistit të Richarlison vendosi gjithçka. Brazili sfidon në gjysmëfinale një mes Koresë së Jugut dhe Meksikës. /abcnews.al