VIDEO/ Zbulohet çerek-finalisti i parë i Kupës së Italisë, Lazio i “falet” golit të Guendouzi

schedule22:56 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 22:56 - 5 Dhjetor, 2023

“Shqiponjat” e Lazio kanë arritur një fitore të rëndësishme, mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Stadio Olimpico”, “Të Kaltërit” e teknikut Maurizio Sarri kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Genoa, në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 5-të të saj, ku pas një pasimi fantastik drejt zonës nga ana e anësorit të mbrojtjësit, Luca Pellegrini, topi kapet bukur nga mesfushori francez, Matteo Guendouzi, i cili me një goditje tepër teknike, në hyrje të zonës e dërgon sferën pas shpatullave të portierit Leali.

Falë kësaj fitoreje, “shqiponjat” e Lazio, skuadër pjesë e së cilës është edhe anësori i Kombëtares, Elseid Hysaj, kalon në fazën çerek-finale të Kupës, ku përballë do të ketë fituesen e “çiftit”, Roma-Cremonese, ku do të ishte tepër interesante, nëse do të shihnim, një derbi të vërtetë kryeqyteti, në këtë fazës të kompeticionit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: