VIDEO/ Zbulohen armë e fishekë në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak, në kërkim babai i të riut

schedule10:01 - 31 Maj, 2025

schedule 10:01 - 31 Maj, 2025

Shijak- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij. Gjatë kontrollit, në banesën e tyre në Maminas, është gjetur  1 kallashnikov dhe 1 pistoletë.

Armët janë sekuestruar gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Shefqet Sefaj 54 vjeç. Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!