VIDEO/ Zbardhen grabitjet në Vlorë, dy të arrestuar

schedule13:09 - 6 Shkurt, 2025

schedule 13:09 - 6 Shkurt, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të përfshirë në vjedhje. Dy të arrestuarit të moshës 36 vjeç dhe 31 vjeç të dy banues në Vlorë, kanë rezultuar me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në provat e siguruara për disa raste të tjera vjedhjesh në qytet, u dokumentua se këta shtetas:

Më datë 25.01.2025, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një lokal në lagjen “10 Korriku”;

Më datë 02.01.2025, kanë tentuar të vjedhin materiale elektrike në një objekt në ndërtim në lagjen “1 Maji”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende që dyshohet se janë përdorur nga dy autorët, për kryerjen e vjedhjeve. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!