Lautaro Martinez, Romelu Lukaku, Christian Eriksen dhe Alexis Sanchez: Conte i provoi të gjitha kartat e tij, por Interi nuk ia doli të shmangë humbjen kundër Napolit, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
Zikaltrit vinin nga ajo fitore spektakolare me përmbysje 4-2 kundër Milanit, por në këtë takim, nuk ia dolën të shënonin as një gol, duke u mposhtur nga të besuarit e Gatussos me rezultatin 0-1. Një supergol nga Fabian Ruiz në pjesën e dytë, i dha një avantazh të çmuar Napolit, si dhe fitoren në San Siro.
Sfida e kthimit do të luhet në Sao Paolo dhe napolitanët janë shumë më afër finales së madhe. Gjysmëfinalja tjetër luhet mes Milanit dhe Juventusit, nesër në orën 20:45./abcnews.al
Kupa e Italisë, gjysmëfinale (Ndeshja 1)
Inter – Napoli 0-1
F. Ruiz 56′