VLORË- Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Në mjediset e një lokali, në pjesën e vetratës është vendosur një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.
ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar orenditë dhe xhamat e lokalit, i cili ndodhet në zonën e Lungomares.
Gazetari Elton Nika, raporton se lokali ku ndodhi shpërthimi kishte pak kohë që ishte hapur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit./abcnews.al