Wolverhampton befason Manchester City, që ia doli të shënonte dy herë në portën e skuadrës vendase. Ujqit kanë arritur t’i barazojnë “Qytetarët” dhe t’u shënojnë edhe golin e tretë. Doherty ishte heroi, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt realizoi një gol mjaft të bukur.
City në pjesën e parë shënoi me penallti me Sterling, por shumicën e kohës luajti me një lojtar më pak, pasi portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq. I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë dhe u duk sikur gjithcka përfundoi.
Traore me një goditje perfektë nga distanca arriti të shënonte golin e parë, që hapi takimin. Jimenez arriti të barazonte, kurse Doherty u tregua fantastik në fund dhe i dha tre pikët skuadrës së Wolverhampton. /abcnews.al