Kukësi është larguar nga UEFA Europa League pas një humbje 0-4 kundër gjermanëve të Wolfsburg. Ekipi i Bundesligës ishte shumë i fortë për verilindorët e Gegës, të cilët u ndëshkuan katër herë.
Që në minutën e 21-të, Weghorst kalon në avantazh Wolfsburg, para se Lecroix të dyfishonte në të 33-tën. Edhe pse u goditën dy herë, verilindorët kishin mundësinë të shkurtonin shifrat, dy minuta më pas.
Por Rroca tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe portieri Casteels e ndal tentativën e mesfushorit. Wolfsburg nuk e vuri për asnjë moment në diskutim kualifikimin, duke shënuar edhe dy herë të tjera. Weghorst dhe shqiptari Mehmedi vendosën rezultatin final të sfidës në 0-4./abcnews.al