Besart Berisha nuk ndalet së shënuari në Australi dhe Western United triumfon sërish me goledë. Skuadra e sulmuesit shqiptar mposhti Adelaide United me shifrat 1-5 në transfertë. Futbollisti 34-vjeçar ishte ai që hapi dhe mbylli takimin, me dy gola të shënuar i vetëm me portierin.
Sulmuesi, i cili më parë në Australi ka veshur fanellën e Melbourne Victory dhe Brisbane Roar, vijon të thellojë rekordin e tij, si shënuesi më i mirë në gjithë historinë e A-League. Me golat e sotëm ai e ka çuar shifrën e rrjetave të tundura në 131.
Berisha është në garë për “Këpucën e Artë”, pasi ka barazuar kryesuesin Le Fondre, i cili ka shënuar 15 gola deri më tani me Sydney FC, skuadër që renditet në vendin e parë në kampionatin australian. /abcnews.al
Diamanti ➡️ Risdon ➡️ Berisha ➡️ Back of the net ? #WUFC #ADLvWUN pic.twitter.com/t3WLNJEK1m
— Western United FC ? (@wufcofficial) March 7, 2020