West Ham po zhvillon një sezon fantastik. Ekipi i Moyes po lufton për një biletë në Champions League, duke bërë të ëndërrojnë tifozët.
“Çekiçët” po luajnë në shtëpi derbin e Londrës kundër Arsenalit, ekip të cilit i kanë shënuar tre gola brenda 18 minutave.
Jessie Lingard zhbllokoi takimin në minutën e 15-të me një eurogol, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Bowen dhe Soucek.
Djemtëe Artetës reaguan dhe gjetën golin në minutën e 38-të me anë të feancezit Alexandre Lacazette.
Avantazh i trefishtë për skuadrën vendase, që barazon Chelsea e Tuchel në vend të katërt të Premier League. /abcnews.al