Chelsea arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, kur të besuarit e Frank Lampard mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-1 miqtë e Leeds United. Në fakt ishin këtë të fundit që kaluan të parët në avantazh, por në pjesën e dytë vendasit siguruan tre pikët e radhës në kampionat.
Ajo çka ra në sy në këtë sfidë është rasti i humbur nga Timo Werner. Sulmuesi gjerman humbi një rast të pabesueshëm vetëm një metër larg portës, kur rezultati ishte ende 0-1 për Leeds.
This is what happens when i have somebody in pl fantasy. I saw Werner missed a few chances but i believed it was just unlucky day.
This is the End of Werner in my pl fantasy squad. I replaced him with Giroud pic.twitter.com/NgeDwJSAJR— Gaspar_in_the_form (@GasparForm) December 6, 2020
Në minutën e 9-të të takimit, Mount ekzekuton një goditje nga këndi dhe topi përfundon në këmbët e Werner, i cili e godet atë në traversë, duke mos e besuar as vetë mundësinë që shpërdoroi.
Gjithsesi, kjo mundësi e humbur nuk ndikoi në rezultat, pasi për fatin e mirë të Timos shokët e tij e kthyen rezultatin. Pas 11 ndeshjeve të para, Chelsea renditet në vendin e parë në Premier League me 22 pikë të grumbulluara. /abcnews.al