Sot luhet java e fundit e Bundesligës gjermane dhe Werder Bremen ka si objektiv të arrijë vendin e tretë nga fundi, duke luajtur kështu duelet “play-out” me skuadrën e tretë nga Bundesliga 2. Fitorja në shtëpi kundër Koln është detyrim dhe Milot Rashica me shokë e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë.
Tre gola brenda 8 minutave ka shënuar Werder, teksa i dyti është realizuar nga sulmuesi dardan. Rashica gjeti rrjetën në minutën e 27-të. 23-vjeçari u nis bukur nga krahu i majtë, kreu disa driblime dhe goditi drejt portës mike.
Topi në rrjetë dhe goli i tetë në kampionat për lojtarin nga Vushtrria. Për fat të mirë, Fortuna Dusseldorf po humbet kundër Union Berlin, rezultat që rrëzon ekipin e Valon Berishës një kategori më poshtë dhe dërgon Werderin në “play-out”. /abcnews.al