Bayern Munich është ndalur në barazim 1-1 nga Rashica me shokë në ndeshjes së javës së tetë të Bundesliga. Eggestein kaloi në fund të pjesës së parë Werder Bremen në avantazh, ndërsa Bayern barazoi në minutën e 62-të me Coman, pas asistit të Goretzka.
Golat dhe rastet e BAYERN-WERDER BREMEN
Milot Rashica e nisi ndeshjes si titullar pa mundur të tundë rrjetën e kampionëve të Gjermanisë dhe Europës. Sulmuesi sot luajti në krahun e majtë të sulmit. Në ndeshjet e tjera Bayer Leverkusen arriti të fitojë ndaj modestëve të Arminia Bielefeld me shifrat 2-1.
Wolfsburg fitoi ndaj Schalke 04 në transfertë me shifrat 0-2, ndërsa Hoffenheim dhe Stuttgart u ndalën në barazim 3-3 pas një ndeshje spektakolare. /abcnews.al

