VIDEO/ Werder Bremen në krizë, i ndëshkon një “ujk” holandez

schedule15:30 - 7 Qershor, 2020

schedule 15:30 - 7 Qershor, 2020

Tjetër humbje për Werder Bremen. Skuadra e Milot Rashicës, i cili nuk luajti sot si pasojë e një dëmtimi në gju, u mposht për të dytën herë radhazi në shtëpi. Wolfsburg shënoi golin e fitores në minutën e 82-të dhe u largua me tre pikë shumë të rëndësishme.

Wout Weghorst ishte heroi për “Ujqit”. Sulmuesi holandez realizoi me kokë pas krosit të Klaus, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave në kampionat gjatë këtij sezoni. Werder vijon të tregojë paqëndrueshmëri dhe renditet në vendin e parafundit.

Objektivi mbijetesë është komplikuar dhe ndeshjen e radhës e luan jashtë fushe ndaj Paderborn. Fitorja e tretë radhazi jashtë fushe për Wolfsburg dhe vendi i gjashtë në kampionat, pozicion që kualifikon skuadrën e austriakut Glasner në Europa League. /abcnews.al

Werder Bremen – Wolfsburg 0-1
(Weghorst 82′)

 

Renditja e Bundesligës