ABC News ka siguruar pamjet e makinës së djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Vihet re se makina tip ‘Fuoristradë’ është shkrumbuar e gjitha në flakë, për të fshehur gjurmët.
Ky mjet u përdor nga autorët e ngjarjes së rëndë këtë të martë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë në verandën e lokalit të tij, 64-vjeçari Martin Bardhi dhe u plagosën tre persona të tjerë, Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi. Ky i fundit është edhe djali i xhaxhait të viktimës.
Mësohet se Gjini dhe Bardhi janë ne gjendje më të rëndë në QSUT, ndërsa Bardhoku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al