Florian Lamçe 40-vjeç mbeti i vrarë mëngjesin e sotme në Elbasan, pas një sherri me disa persona me të cilët ka qenë duke konsumuar alkool.
Ngjarja ndodhi në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në një lokal në qendër të qytetit. Lamçaj, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Lamçe njihet si person me precedentë penalë, ndërsa në qytet njihej me nofkën (Qorri).
Lexo edhe: EMRI/ Sherr me shishe e sende të forta, humb jetën në spital 40-vjeçari me precedent penalë
Elbasan/ Informacion paraprak
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.