Danilo Alves ka shënuar edhe sot me fanellën e Okzhetpe në Kazakistan, por skuadra e tij është mposhtur me rezultatin 2-3. Braziliani, në minutën e 28-të, shënoi golin që i çoi shifrat në 2-0 për ekipin e tij. Gjithsesi gjërat ndryshuan, pasi Taraz barazoi dhe në shtesë realizoi edhe golin e triumfit.
Alves kishte shënuar edhe një javë më parë, ndërkohë që për të ky është goli i pestë në kampionat. Këtë shifër ai e ka regjistruar edhe me Flamurtarin në Superiore. Ky ka qenë numri më i lartë i golave për sulmuesin me kuqezinjtë. /abcnews.al