VIDEO / Vlonjatët nuk i rezistojnë dot detit, policia ndërhyn për t’i nxjerrë nga uji

schedule18:57 - 13 Maj, 2020

schedule 18:57 - 13 Maj, 2020

Vlonjatët nuk i rezistojnë dot detit, policia ndërhyn për t’i nxjerrë nga uji

Në kohë normale banorët e zonave bregdetare do të kishin nisur plazhin më herët.

Por masat për parandalimin e pandemisë i kanë frenuar.

Në ditë të tilla me temperatura të larta disa prej tyre nuk kanë rezistuar dot.

Në orët e paradites të së mërkurës në Vlorë më të rriturit kanë bërë banjo dielli, ndërsa fëmijët janë futur në det.

Na pëlqen shumë, vdeksha unë për detin. Më pëlqen shumë që të lahem”, thonë fëmijët aty pranë.

Qetësinë e tyre e prishi prezenca e uniformave blu që ju kërkoi të largohen nga plazhi.

Vlora simbolikisht çeli sezonin në 8 maj. Vendimi se kur mund të notojmë në det ende nuk është marrë./abcnews.al